OPEC+ dështon të arrijë një marrëveshje mbi kuotat e prodhimit / Bursa për datën 6 Korrik 2021

0

Nafta është ngjitur në nivelin më të lartë në 6 vitet e fundit, në sesionin e sotëm, pasi bisedimet mes OPEC dhe aleatëve të tjerë u shtynë për një kohë të papërcaktuar, pasi grupi nuk arriti një marrëveshje mbi kuotat e prodhimit pas muajit gusht.

Nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 76.5 dollarëve për fuçi, ndërsa në herët gjatë sesionit u rrit pranë 77 dollarëve, niveli më i lartë që nga nëntori i vitit 2014.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77.3 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga fundi i vitit 2018. Bisedimet mes vendeve të OPEC+ filluan të enjten e kaluar, por deri më tani nuk është arritur një marrëveshje mbi kuotat e prodhimit. Të premten grupi votoi për të rritur prodhimin me 400 mijë fuçi në ditë çdo muaj, nga gushti deri në dhjetor.

Gjithashtu, vendet propozuan nje shtyrje të marrëveshjes për uljen e prodhimit deri në fund të vitit 2022. Por, Emiratet e Bashkuara Arabe i refuzuan këto propozime. “Për ne nuk ishte një marrëveshje e mirë”, deklaroi Ministri i Energjisë së Emirateve, Suhail Al Mazrouei.

Për shkak të marrëveshjes së OPEC+ për të ulur prodhimin, çmimet e naftës janë rritur me rreth 50% gjatë këtij viti. Por tashmë paqartësitë janë të mëdha, pasi nëse nuk do të ketë një marrëveshje, çdo vend është i lirë të prodhojë sipas dëshirës.

Bursa për datën 6 Korrik 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA714.25– 17.00
DIESEL596.50– 15.75
BRENT76.115– 2.27
Artikulli i mëparshëmU bë nënë për herë të parë, zbulohen emrat që i vuri Eni Vasili binjakeve
Artikulli i radhësArrestimi i kryebashkiakut të PS-së/ Spartak Ngjela del me paralajmërimin ‘bombë’: Ja kush e ka radhën!