Vetëm 11 vjeç, i mituri diplomohet në Universitet për fizikë në shumë pak kohë

0
Vetëm 11 vjeç, i mituri diplomohet në Universitet për

Laurent Simons, “mrekullia belge” e fëmijës tashmë i njohur prej vitesh për inteligjencën e tij shumë të lartë (IQ 145, maksimumi), u diplomua në moshën 11 vjeç në fizikë në Universitetin e Antëerpen. Sipas mediave të ndryshme lokale, i diplomuari shumë i ri i përfundoi studimet në vetëm një vit.

Fëmija ishte tashmë pranë diplomimit disa vjet më parë, në Eindhoven, Hollandë, por nuk i përfundoi studimet pas një mosmarrëveshjeje me universitetin. Ndryshe nga atëherë së fundi ai i ka përfunduar me sukses studimet e tij në Antwerpen, duke marrë edhe titullin më të lartë.

Gjatë vitit të ardhshëm akademik, Laurent Simons gjithashtu do të ndjekë zyrtarisht programin master, për të cilin ai tashmë ka marrë disa kurse, dhe më pas synon të ndërmarrë një doktoraturë.

Artikulli i mëparshëmDjali 20-vjeçar piu një shishe vodka, shkoi për të fjetur dhe nuk u zgjua më kurrë! Ja çfarë zbuluan mjekët…
Artikulli i radhësEkzekutimi i presidentit të Haitit brenda rezidencës së tij, vjen reagimi i ashpër Joe Biden dhe me një mesazh për Zonjën e Parë