“Një pariziene e  vërtetë dhe shqiptare me karakter”, Blendi Fevziu publikon historinë e rrallë të Konteshës Izabel Toptani

0
“Një pariziene e  vërtetë dhe shqiptare me

Moderatori i njohur shqiptar, Blendi Fevziu ka publikuar një foto të Konteshes Izabel Toptani.

Në një postim në rrjetet sociale, Fevziu shkruan se Kontesha Izabel Toptani, ka lindur në Paris nga baba shqiptar dhe nënë franceze.

“Histori e rrallë kjo e Konteshes Izabel Toptani, lindur në Paris nga baba shqiptar dhe nënë franceze. E bija e Iljaz Toptanit, një prej shqiptarëve më bredharak e më të çuditshem të historisë sonë; mbesa e Refik Toptanit, njeriut që ngriti flamurin e Pavarësisë në Tiranë. Një pariziene par ekselence e njëkohësisht një shqiptare e vertetë në karakter. Babai i saj është një prej personazhve kryesore në librin “Tirana e Nones”.-shkruan Fevziu.

Artikulli i mëparshëm1.5 milionë ryshfet nga biznesmeni, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për ish-kryeprokuroren e njohur
Artikulli i radhësPublikohet studimi mbi jetëgjatësinë: Së shpejti nuk do të themi më ‘U bëfsh 100 vjeç’ por…