Paralajmërimi i frikshëm nga shkencëtarët: Ju tregojmë se çfarë po e kërcënon fatin e jetës në Tokë!

0
Paralajmërimi i frikshëm nga shkencëtarët: Ju tregojmë

Më shumë se 14,000 shkencëtarë kanë nënshkruar një deklaratë ku thuhet se planeti është në gjendje të jashtëzakonshme. Shkencëtarët i thanë Agence France-Presse (AFP) se nga 31 parametrat ekologjikë që i duhen Tokës, 18 prej tyre po përballen me rezultate të dobëta. Nivelet e metanit atmosferik dhe dioksidit të karbonit thuhet se janë në shifra të larta, ndërsa akulli arktik dhe akullnajat janë në një nivel të ulët. Gjithashtu, problematika e rritjes së nivelit të detit dhe temperaturave oqeanike nuk është zhdukur, së bashku me rritjen e shkallës së shpyllëzimit në Amazonë. Pas një hulumtimi të ngjashëm në vitin 2019, ata thanë se ka një “rritje të paparë” në katastrofat klimatike botërore, të tilla si përmbytjet në Amerikën e Jugut dhe Azinë Juglindore, valët përvëluese dhe zjarret në Australi dhe SHBA si dhe ciklonet në Afrikën dhe Azinë Jugore.

Deklarata u nënshkrua nga shkencëtarët e 153 shteteve dhe ata zbuluan shumë shenja alarmante.

Autorët shkruan:

“Kriza e klimës ka mbërritur dhe po përshkallëzohet më shpejt nga sa prisnin shumica e shkencëtarëve. Është më e rëndë nga sa pritej, duke kërcënuar ekosistemet natyrore dhe fatin e njerëzimit.

Artikulli i mëparshëmDoktori arrestohet për krime kundër njerëzimit, rëndojnë mbi të 18 akuza për torturë e vrasje çnjerëzore
Artikulli i radhësNuk do ta besoni sa kushton një copë tortë nga dasma e Princit Charles dhe Princeshës Diana nga dalja në ankand pas 40 vitesh!