Lufta me Covid / Eksperti më i lartë amerikan Fauci paralajmëron rrezikun që na pret

0
Lufta me Covid / Eksperti më i lartë amerikan Fauci paralajmëron

Eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive po paralajmëron se më shumë “dhimbje dhe vuajtje” do të pasojnë ndërsa përsëri po shtohet numri i rasteteve me COVID-19 mes thirrjeve të zyrtarëve që amerikanët e pavaksinuar të imunizohen.

Duke folur në emisionin “This Week” të kanalit televiziv ABC, Dr. Anthony Fauci tha se nuk parashikon mbyllje të tjera në vend pasi beson se një numër i konsiderueshëm njerëzish janë vaksinuar për të shmangur përsëritjen e situatës së dimrit të kaluar. Por ai tha gjithashtu se nuk janë vaksinuar aq njerëz sa duhet për të “ndalur shpërthimin e infektimeve.”

Aktualisht, 58% e amerikanëve nga mosha 12 vjeç e lart janë vaksinuar plotësisht. Po të dielën, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit, Dr. Francis Collins, tha në rrjetin televiziv CNN se gjatë dy javëve të fundit vaksinimet janë rritur me rreth 56%./voa

Artikulli i mëparshëmMakina dhe shtëpi të zhytura në ujë, ky është qyteti që rrezikon të zhduket!
Artikulli i radhës“Grushti i shtetit Soros”/ Si e kontrollon miliarderi botën përmes OJF-ve të tij