Helmohen nga ushqimi ushtarakët në Vlorë

0

Disa ushtarë janë paraqitur të helmuar mbrëmjen e sotme në qendrën shëndetësore të Orikumit. Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.

Ndërkohë disa prej të sëmurëve kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në qendrën Shëndetësore në Orikum, ndërsa më pas janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës.

Ushtarët ishin me mision për shuarjen e flakëve që kanë “pushtuar” prej disa ditësh zonën e Vlorës. Sipas të dhënave paraprake gjendja e tyre nuk është e rëndë.

Artikulli i mëparshëmZonat/ 10 vatra zjarri aktive në vend, situatë kritike në 2 prej tyre
Artikulli i radhësFati i keq/ E premte e datës 13, përse quhet “dita e zezë” dhe çfarë ka ndodhur më parë