Van Dijk flet pas rinovimit me Liverpool: Marrëveshja u arrit lehtësisht, të gjithë më duan këtu

0
Van Dijk flet pas rinovimit me Liverpool: Marrëveshja u arrit lehtësisht, të gjithë më duan këtu

Pas rinovimit të kontratës me Liverpool, Virgil van Dijk shprehu gjithë gëzimin e tij për kanalin zyrtar të “të kuqve”: “Është fantastike, jam shumë krenar për veten edhe familjen time si dhe agjencinë që kujdeset për interesat e mia.

Mezi pres të shoh të ardhmen e Liverpool. Gjetja e një marrëveshje ishte mjaft e lehtë. Që nga dita e parë këtu ndjeva dashurinë e tifozëve, shokëve të skuadrës dhe stafit. Sezoni i kaluar ( dëmtimi) ishte për t’u harruar për mua, por mund të mësoj diçka prej saj në të ardhmen,” u shpreh van Dijk.

Artikulli i mëparshëmDASh kërkon një “Treg të Përbashkët Rajonal”, gjithpërfshirës dhe sipas standarteve të BE
Artikulli i radhësE quajti Prishtinën klub serb, televizionin norvegjez: Do kërkojmë falje live