Kazakistan, kriza e provokuar nga bitcoin që tani kërcënon Kosovën dhe Iranin

0

Nga Claudio Del Frate “Corriere della Serra”.

Në vendin që është përfshirë nga trazirat në pak muaj u transferuan 88.000 kompani që merren me kriptomonedha. Ky aktivitet në botë kërkon një konsum energji që është i barabartë me atë të Polonisë. Trazirat në vend nisën pas rritjes së çmimit të naftës dhe gazit që rritën çmimet e mallrave të konsumit. Por pas kësaj shkëndije fshihet një shkaktar më i largët që ka të bëjë me zbarkimin në vendin e ish-Bashkimit Sovjetik të qindra mijërave kompanive që merren me kriptovalutë.

Aktivitet e Bitcoin kanë një impakt të madh energjetik dhe kjo mund të ketë ndikuar në rritjen e çmimeve të hidrokarbureve që u liberalizuan nga qeveria kazake në fillim të vitit 2022. Situata analoge po shikohen në Kosovë dhe Iran që kanë pezulluar transaksionet e kriptomonedhës për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike. Probleme në rrjetin energjetik janë regjistruar dhe në disa rajone të Kinës për shkak të prodhimit të kriptomonedhave.

Gjatë vitit 2021 sipas llogaritjeve të bëra nga “Financial Times” mijëra kompani që merren me prodhimin e Bitcoin dhe Ethereum sidomos kineze janë transferuar në Kazakistan për shkak se i ka tërhequr çmimi i ulët i energjisë. Zhvendosja masive rriti kërkesën për energji me 8% në një vit që vuri në krizë rrjetin e shpërndarjes së energjisë duke shkaktuar ndërprerje të përsëritura. Qeveria u përpoq që të ndërhynte duke i taksuar këto kompani që merreshin me prodhimin e kriptomedhave dhe një pjesë e tyre janë akuzuar se punojnë në mënyrë klandestine.

Kërkesa e lartë për kilovat rriti çmimet e hidrokarbureve duke nxitur një spirale që shpërtheu në dhunë në qytetet kryesore të Kazakistanit. Transaksionet Bitcoin kanë një impakt të madh në faturat elektrike të një vendi. Për të prodhuar kriptomonedhat duhen vendosësh në punë shumë kompjutera që përpunojnë vazhdimisht algoritme komplekse.

Një kompani që merret me monedhën virtuale është një magazinë e madhe ku brenda funksionojnë qindra kompjutera dhe ventilatorë që duhet ti ftohin. Një studim i Qendrës për Financën Alternative i Universitetit të Kembrixhit ka llogaritur që “universi” i bitcoin kërkon konsumin e 121 teravatëve në orë për një vit që është e barabartë me nevojën energjetike të shteteve si Polonia dhe Argjentina. Agjencia e Energjisë Internacionale llogarit se gjithë kjo rezulton në prodhimin e 36 milion tonë dioksid karboni sepse shpesh rrjetet furnizohen nga centrale karboni ose gazi.

Në 8 janar bitcoin llogaritej që kishte një vlerë pak a shumë prej 37.000 eurosh por e ardhmja e këtij sistemi pagesash është vënë në diskutim për transparencën dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Kina e ka kuptuar këtë gjë prej kohësh sepse ka pasur ndërprerje të energjisë në disa rajone në vitin 2021 që janë shkaktuar nga kompanitë që prodhojnë kriptovaluta dhe për këtë arsye shumë prej tyre u transferuan në vendin fqinj Kazakistan. Për të njëjtën arsye Irani ka vendosur që nga qershori 2021 ndalimin e aktivitetit të fabrikave të bitcoin dhe shembulli u ndoq 3 ditë më parë nga nga Kosova që po vuan nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe që bëhet shteti i parë evropian që merr këtë vendim.

Artikulli i mëparshëmFabio Cannavaro shumë pranë drejtimit të kombëtares së njohur
Artikulli i radhësProtesta e PD/ Arrestohet Stresi nxjerr foton nga furgoni i policisë

KOMENTO

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj këtu