Tomor Alizoti godet fort Bashën/ Sot PD vdiq politikisht. Pse duhet vula dhe godina?

0

“Për mua prezenca e policisë në një parti të djathtë, do të thotë se partia ka “vdekur politikisht. Për cfarë i duhet kryetarit aktual vula dhe godina”, kështu ka thënë deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, që sot nuk ishte as jashtë me Sali Berishën dhe as brenda selisë me Lulzim Bashën, në studion e “ABC”. Ai i cilësojë fajtorë për gjendjen e krijuar që të dy liderët por shtoi:  “Basha duhet të largohet, ndërsa Berisha të kontribuojë për demokratizimin e partisë”.

“PD sot është në një krizë të tmerrshme morale. Çdo demokrat që e ka parë atë skenë sot, është që pas 30 vitesh shikoj policinë në PD. Partia jonë ka thënë se kjo është policia e krimit. Për çfarë duhet beteja më? Nuk mund të përdorej gaz ndaj vartësve të vet. Kjo parti nuk ka prodhuar asnjë mendim dhe koncept dhe zotëria që është aktual në PD nuk ka fituar asnjë garë. Ku ka të ardhme PD-ja me këto figura. PD sot është në trishtimin më të madh. Opinioni që sot pa këto pamje është shokur” vazhdoi ai.

Deri më sot Alizoti pati mbajtur një qëndrim neutral madje nuk morri pjesë në asnjë nga dy kuvendet e organizuara nga palët. Por me sa duket dhuna ndaj të tijëve dhe aleanca e bashës me Ramën ka bërë që peshorja të anojë kundër Bashës.

Kriza zgjidhet me negociata dhe jo, “do rri unë dhe vdiqa”. Një nga themeluesit e kësaj krize është edhe Berisha, këta janë të dy bashkëfajtorë, por asnjë nuk lëshoi pe. Të dy do të luftojnë të marrin sa më shumë demokratë. Shikoj zotërinë aktual që nuk e quaj as kryetar, është jashtë cdo lloj sfere, jashtë cdo koncepti politik” tha ai.

Artikulli i mëparshëmBasha, një lolo që duhet përjetuar pa dramë
Artikulli i radhësProtesta përpara PD/ Avokati i Popullit: 59 të shoqëruar në polici, 7 qytetarë morën ndihmë mjekësore në spitale