Mbrojtja e pamjaftueshme e Prokurorëve të SPAK: A është kjo një formë presioni nga qeveria?

0

Sipas dëshmisë së anëtarit të bandës së Laert Haxhiut, Artan Tafani, një plan për të eliminuar Prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu, ishte në përgatitje e sipër. Kjo tregon se sa të rrezikuar janë prokurorët që përfaqësojnë ligjin dhe drejtësinë kur ata nuk marrin mbrojtjen e duhur. Pyetja që shtrohet është, nëse kjo përbën një taktikë të qeverisë për të mbajtur prokurorët nën kontroll dhe për të frenuar hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të saj?

Në një kohë që qytetarët dhe prokurorët vazhdojnë të jenë nën kërcënimin e vazhdueshëm të grupeve kriminale, të cilat, duket se, nuk kanë frikë nga shteti, Ministri i Brendshëm ka vendosur të fokusohet në çështje të parëndësishme si parkingjet e gabuara.

Të gjitha faktet flasin qartë për mungesë të vullnetit politik për të ndërmarrë hapa konkretë ndaj grupeve kriminale që po e kanosin vendin dhe institucionet e tij ligjore?

Artikulli i mëparshëmSerbia gjen Kryeministrin ideal në Shqipëri! Deklarata bombë e gazetarit gjerman
Artikulli i radhësSulmi i rëndë terrorist në Ankara: Ministria e Brendshme dhe Parlamenti në qendër të sulmit