Lulzim Basha “nis ofensivën”: Propozon ligjin për Vetting të politikanëve

0

Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka depozituar sot në Kuvend, projektligjin për vettingun e politikanëve. Projektligji është hartuar nga juristët pranë PD-së së vulës dhe mundëson një kontroll të detajuar të pasurive që posedon çdo politikan, si dhe lidhjet familjare apo shoqërore. Ky projektligji bazohet në dy parime: Ndiq paranë dhe vërtetimi i deklarimeve të çdo politikani sai përket lidhjeve me botën e krimit. Basha e rikthen në vëmendje këtë cështje në një kohë që grupimit të Berishës në Kuvend po i mohohet ngritja e komisioneve hetimore dhe zëvendësimi i bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ky reagim i Bashës vjen gjithashtu disa ditë pasi një investigim i BBC tregoi lidhjen e tij me para ruse për një kontratë lobimi të PD në SHBA.

Artikulli i mëparshëmPas mbështetjes për Palestinën, “dorëhiqet” redaktorja e “New York Times”
Artikulli i radhësBiden dhe Netanyahu shqyrtojnë mundësinë për ndërprerjen e përkohëshme të operacioneve në Gaza