Copenaghen kalon në faze tjetër në Champions/ Festë në Parken: Birrë gratis për të gjithë

0

Një rezultat i mrekullueshëm që meritonte të paktën një dolli. Copenhagen vendosi të festojë kualifikimin historik të skuadrës daneze në 1/8 e Champions League, duke bërë homazhe para tifozëve të pranishëm në stadiumin Parken me një surprizë shumë të mirëpritur që nisi festën që zgjati deri në orët e vona të natës.

Në bilbilin e fundit, në fitoren 1-0 ndaj Galatasaray falë golit të Lerager, ndërsa skuadra e Hansen festonte në fushë së bashku me tifozët e tyre, në ekranin gjigant të stadiumit Parken u shfaq një mesazh. Aty shkruhej se birra do të ishte falas për të gjithë dhe që nisi një natë të gjatë festimesh dhe euforie.

Artikulli i mëparshëmBerisha: S’ka asnjë ftohje me Partinë e Lirisë
Artikulli i radhësMilan me fat në Newcastle/ “Gafaxhiu” Karius i pret në portë