Përse doli nga BBV3?/ Reagimi nga familjarët e Drinit shton dyshimet

0

Konkurrenti i “Big Brother VIP 3”, Drini Zeqo, u largua sot  nga shtëpia e famshme.

Nëpërmjet një zarfi të kuq, produksioni njoftoi konkurrentët se për shkak të një urgjence familjare, Drinit i ishte dashur të ndërpriste lojën.

“Për shkak të një urgjence familjare, Drinit i është dashur të lërë shtëpinë. Ai është mirënjohës për kohën që ka kaluar me të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim.

“Me largimin e Drinit i cili ishte edhe lider i shtëpisë këtë javë ju duhet të zgjidhni një lider të ri. Në votimin tuaj përfshihen dhe banorët e rinj të shtëpisë” – ,thuhej në zarfin e lexuar nga Juli”.

Por pas daljes së tij nga shtëpia, në llogarinë e Drinit në Instagram, familjarët e tij kanë dhënë një mesazh, ku tregojnë se gazetari dhe familjarët e tij gëzojnë shëndet të plotë.

“Njoftojmë gjithë portalet mos krijojnë shqetësim tek Drini dhe familjarët e tij. Familjarët gëzojnë shëndet të plotë, njëkohësisht edhe Drini!”, thuhet në postim.

Artikulli i mëparshëmJorgo Goro në SPAK, pyetet për pronat e grabitura të Himarës
Artikulli i radhësOKB reagon për veprimet e SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno