Të burgosurit vrapojnë drejt vendngjarjes, publikohen momentet e frikshme kur Mjacaj ekzekuton Arben Lleshin në qeli (Video)

0
Të burgosurit vrapojnë drejt vendngjarjes, publikohen momentet e

Në këtë foto kur ora shënon 13:51, shfaqen imazhet e jashtme të godinës B të burgut. Kamera është e pozicionuar larg dhe pamja nuk është e qartë. Në fushat e ajrimit konstatohen disa të burgosur.

Në fashën kohore nga ora 13:51 e 39 sekonda deri në 13:52 e 13 sekonda në disa imazhe hap pas hapi të shkëputura nga kamera, konstatohet se të burgosurit që ishin në ajrim, hedhin vështrimin drejt godinës B, dhe afrohen për të parë çfarë po ndodhte. Këto, janë momentet kur kanë ndodhur të shtënat pranë dritares së qelisë numër 12, në sektorin 2, katin e parë, godina B.

Të burgosurit vrapojnë drejt vendngjarjes, publikohen momentet e

Saktësisht në orën 13:52 e 15 sekonda, nga kqyrja e kësaj kamere grupi hetimor ka konstatuar se në largësi shfaqet përballë i dënuari Sokol Mjacaj. Ai sapo ka kryer krimin duke ekzekutuar Arben Lleshin dhe plagosur aksidentalisht Indrit Shaqjan. Pamja është e paqartë për shkak të rrjetës me tela dhe një tende metalike. Ai konstatohet sipër vendshërbimit dhe po drejtohet për nga sektori i takimeve.

Indrit Dubali: “Në ato momente pashë që u kthye mbrapsh i burgosuri Sokol Mjacaj me një armë në dorë dhe ma drejtoi drejt meje për të më gjuajtur. Pasi më drejtoi armën më tha: “Hap derën kryesore të ajrimit, se përndryshe do të vras”. Nën kërcënimin e armës u detyrova hapa derën, pasi u tremba dhe u hutova. Në momentin që hapa derën ai vrapoi rreth vendit ku bëhen takimet dhe kuzhina. Vrapova mbas tij me 2 të burgosur të tjerë për ta ndaluar, konkretisht me shtetasit Indrit Shaqja i cili ishte i plagosur gjatë ndjekjes dhe Tomorr Çaushi.”

Çaushi, një i dënuar përjetë për vrasje të dyfishtë gjatë një grabitjeje, ishte mik i viktimës Arben Lleshi. Ai u vu në ndjekje të Mjacajt për tu hakmarrë aty për aty. Qelia ku ndodhi vrasja ishte e Shaqjas dhe Ilir Xhakjas, i njohur si i forti i Shijakut. Ai, është i dënuar për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj në krye të detyrës. Qelia e Arben Lleshit ishte në të njëjtin korridor, përballë asaj ku ndodhi vrasja ku vuanin dënimin Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja.

Shaqja: “O indrit, më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare te zgara se kam për ti thënë dicka, ku jam kthyer dhe kam parë në corridor të sektorit Arben Lleshin, e kam thirrur se të kërkon Sokol Mjacaj në dritare për të thënë dicka. Aty është futur Arben Lleshi te dritarja dhe kam dëgjuar krisma”.

Mjacaj qëlloi të 5-të plumbat që kishte pistoleta. Plumbi që e preku në qafë rezultoi vdekjeprurës. Ndërkohë, plagosja e Indrit Shaqjas mendohet se ka qenë aksidentale. Ai është dëmtuar lehtë por nuk ka pasur plumb në trup. Shaqja, ka qenë shok me Sokol Mjacajn siç zbulohet edhe në dëshmi. Kjo, ka bërë që grupi hetimor të vlerësojë me kujdes dëshmitë e tij. Miqësia mes Mjacajt, Shaqajt dhe kapobandës së Shijakut Ilir Xhakja, konstatohet edhe në dëshminë e autorit të vrasjes. Madje, ai thekson se arsyeja pse këmbëngulte të afrohej në sektorin e Arben Lleshit, ishte shoqëria me Xhakjan dhe Shaqjan, në dhomën e të cilëve ndodhi vrasja. Ai thotë se viktima Lleshi, e pengonte për transferimin duke hapur fjalë se kërkonte ti bënte keq dikujt.

Mjacaj: “Arben Lleshi këto fjalë i hapi nga hiçi sepse unë nuk kisha asnjë plan për ti bërë keq dikujt. Nuk e di përse e bëri por arsyeja që unë doja të shkoja në një nga ato sektorë është pasi unë aty kisha disa të njohur si shtetasit Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja të cilët i kam njohur në IEVP FUSHË-KRUJË Me Indrit Shaqja kam qëndruar 8 muaj në një dhomë atje dhe kam pasur raporte të mira”.

“Personazhe të cilët thuajse janë ambientuar me jetën në burg, e vështirë që organi procedues të përdorë mekanizma si pendimi për më shumë të dhëna a shkohet te roganizatorët, e vështirë”– u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.
“Rregulli dhe ligji disiplinojnë rapotin e dënuarve me botën e jashtme por jo marrëdhëniet mes tyre, këto rregullohen me rregullat e burgut që të dënuarit vendosin për të krijuar raporte mes tyre. |Padiskutim që këto vende të vuajtjes dënimit kanë dhe hierarki të komandimit ose organizimit”- u shpreh Kreshnik Hajdari, pedagog.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Finsidestory.tch%2Fvideos%2F1098135974721523%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=560

Artikulli i mëparshëmKrimi në Korçë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, ja pista kryesore që çoi në vrasjen e dy personave
Artikulli i radhësKëta janë dy personazheve që priten t’i bashkohen BBV3 (Emrat)