Tronditet tregu i patates/ Divjakë, mbiprodhimi dhe kërkesa e ulët detyroi fermerët që të përgjysmojnë çmimin

0

Mungesa e tregut dhe mbiprodhimi ka bërë që çmimi i patates të ulet ndjeshëm në Divjakë. Për fermerët ky vit nuk është i mbarë si 2023-i ku i gjithë prodhimi u shit me çmim të kënaqshëm.

Nëse një vit me pare një kg patate dilte nga tokat e Divjakës me çmim shumicë mbi 60 lekë sot nuk shkon me shume se 3 lekë.

“Kërkesa është e pakët si për tregun e brendshëm ashtu dhe të eksportit. Ky çmim për ta nuk është fare i favorshëm pasi nuk justifikon as kostot”, tha një nga fermerët.

Fermerët duken të pa shpresë se kjo situatë do ndryshojë për mirë. Ata shprehen se çmim do ulët me shumë duke shkuar në 5 lekë për kilogramë.

Këto situata janë të përvitshme për fermerët në zonën e Myzeqesë. Mungesa e orientimit për kulturat që duhet të mbjellin, moslidhja e kontratave për të siguruar shitjen bën që çdo vit e më shumë t’u pakësohen të ardhurat që i sigurojnë me bujqësi.

Artikulli i mëparshëmProfesionet e lira në Shqipëri taksohen më tepër krahasuar me shtetet e rajonit
Artikulli i radhësAlbanian Healthcare in Crisis: Government’s Accountability in the Oncology Hospital Scandal