Respektimi i të drejtave të minoriteteve, sfidë e pa përmbushur. Pa u tejkalur nuk ka integrim

0

Dega në Gjirokastër e organizatës së Minoritetit Etnik Grek “Omonoia”, nën kryesimin e kryetarit të saj, biznesmenit Kristostom Kamberi  ka organizuar sot një tryezë për respektimin e të drejtave të minoriteteve, ku janë bërë bashkë përfaqësues të minoriteteve në qarkun e Gjirokastrës dhe anëtar të parlamentit grek, nën kryesimin e deputetetes Panagiota Dritseli, e cila shërben dhe si zv-kryetare e Komisionit Parlamentar për Cështjet e të Drejtave të Njeriut në shtetin fqinj.

Kreu i “Omonoia” Gjirokastër,  deklaroi se respektimi i minoriteteve mbetet sfidë e pa përmbushur duke folur më tej për problematika shumë vjeçare që minoritetet në shqiperi hasin, dhe specifikisht minoriteti etnik grek.

“Mbrojtja e të drejtave të minoriteteve është si testi për liritë dhe shtetin e së drejtës. Nëse nuk garantojmë respektimin e të drejtave të minoriteteve do të vijojmë të jemi një sistem hibrid i cili nuk ka arritur atë çka është thelbësore, që është barazia – u shpreh Kamberi.

Garantimi i të drejtave të njeriut dhe i të drejtave të minoriteteve në hapësirën e Europës së sotme garantohet nga konventat. Konventa kuadër e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pjesëtarëve të minoriteteve etnike është ratifikuar nga vendi ynë në vitin 1999. Plot 21 vite më parë.

Ky është dokument kuadër dhe kërkon sanksionimin e aspekteve ligjore që ta bëjë të zbatueshëm. Prej vitesh kjo ka qenë kërkesa jonë si Omonoia

Ai tha më tej se nuk mund të ketë integrim pa respektimin e të drejtave të minoriteteve.

Artikulli i mëparshëmCensusi/ Kërkesat shtesë të minoritetit lidhur me regjistrimin e popullsisë
Artikulli i radhës“Të krijohen paketa lehtësuese”, Meta solidarizohet me letrën e Shoqatës së Gazetarëve Europian: Mediat punë heroike, s’mund të braktisen në këto momente të vështira!