
Moderatori i njohur i emisionit “Rreze dielli” ka njoftuar largimin e tij nga prezantimi i emisionit pas disa sezonesh.
Alban Musa ka treguar se pas disa vitesh në televizionin “ReportTV” ai ka vendosur të largohet dhe ka zbuluar arsyen që e shtyu të marrë këtë vendim.
Mesa duket ai ka dhënë dorëheqjen për shkak të konflikteve me drejtuesit e televizionit dhe thotë se për të është shumë i rëndësishëm dinjiteti në punë.

“Dhashë dorëheqjen pas një konflikti me drejtuesit. Për mua është shumë i rëndësishëm dinjiteti në punë”, shkruan ai në Instastory.
Ai është shprehur se së shpejti do ta shikojmë sërish në ekran, pasi ofertat nuk po i mungojnë.
