“Djajtë e Kuq” po tentojnë sërish të bindin drejtuesit e Lacios për të shitur mesfushorin e spikatur serb, i cili kushton plot 120 milionë euro. “FootMercato” raporton se drejtuesit e Mançester Junajtid e konsiderojnë 25-vjeçarin serb si zëvendësuesin ideal të Pol Pogbasë, i cili shihet gjithmonë e më larg “Old Trafford”-it.
Dy vite më parë Saviç kushtonte plot 110 milionë euro dhe kërkohej nga PSG, Juventusi, Interi dhe Real Madridi. Por, sezonin e kaluar ai nuk dha paraqitje mbresëlënëse duke bërë që vlera e kartonit të tij të zbriste nën 100 milionë euro. Këtë sezon, Lacio i ka befasuar të gjithë duke u renditur si një ndër 3 skuadrat favorite për të fituar kampionatin italian dhe vlera e Saviçit është rritur sërish./panoramasport