SHBA/ “Shumë kuzhinierë në kuzhinë për të bërë mirë” nuk i ndal as koronavirusi

0

Shume restorante po përballen me paga të reduktuara dhe shkurtim të stafit në punë , por ato ende ia dalin mbanë të bëjnë dritë në komunitetin e tyre.

Pas kufizimeve në qytetin e Michigan, ku shumë restorante u mbyllën, me frikën e përhapjes së koronavirusit, pesë shefë nga biznese të vogla, mblodhën ushqimet në kuzhinat e tyre dhe filluan të gatuanin për të pastrehët e vendit.

Ata e kanë quajtur programin e tyre “Shumë kuzhinierë në kuzhinë për të bërë mirë”. Njerëz të tjerë kanë ndihmuar duke dërguar ndihma në ushqime për ta.

Ata përgatisin ushqime për 3 qendra, të cilat po mundohen në mënyrë të dëshpëruar të mbajnë gjallë të pastrehët e qytetit.

“Vaktet e shëndetshme po rrisin moralin e popullsisë”, u shpreh një përfaqësues i një prej këtyre qendrave.

Artikulli i mëparshëmBoris Johnson/ Në terapi intensive i duhen 4 litra oksigjen në ditë
Artikulli i radhësGjykatat/ KLGJ vijon pezullimin e punës në gjykata deri më 22 Prill. Përjashtohen vetëm çështjet urgjente