Teksa mes opozitë dhe qeverisë janë hapur debate për sa u përket testimeve për Covid-19, së fundmi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar disa foto ku shtohen mjekët që merren me kryerjen e testimeve.
Sipas Manastirliut këto mjekë gjurmojnë rastet derë më derë, rrugicë më rrugicë, ditën dhe natën, pa u lodhur e pa u ankuar, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e epidemisë.
Reagimi i Manastirliut:
#COVID19
Shumëkush flet për testimet por pakkush e di se çfarë pune bëhet në terren nga #epidemiologët tanë, që gjurmojnë rastet derë më derë, rrugicë më rrugicë, ditën dhe natën, pa u lodhur e pa u ankuar, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e epidemisë❗️
#Mirënjohje për ekipin e shkëlqyer të epidemiologëve nga veriu në jug, të cilët po bëjnë një punë shembullore për gjurmimin e rasteve me #COVID19 dhe izolimin e vatrave në territor ✅