Fusha e US Open bëhet spital për të prekurit me Covid-19

0

New Yorku është qyteti që po vuan më shumë pandeminë coronavirus në SHBA. Sipas Guvernatorit, Andrew Cuomo, në 24 orët e fundit janë regjistruar 779 persona që kanë humbur jetën nga ky virus duke e çuar numrin total të të vdekurve në 6268.

Janë këto shifra që e kanë vendosur sistemin shëndetësor në New York në vështirësi të mëdha kështu që ambiente të tjera janë kthyer në spitale për të pritur personat e prekur nga Covid-19. Kështu Fusha kryesore e kompleksit Flushing Meadows që organizon US Open, ‘Billie Jean King Center’, po shndërrohet në një ambient spitalor të përkohshëm me 350 shtretër.

Përveç fushës qendrore, do të jenë në dispozicion të autoriteteve shëndetësore edhe 12 fusha të tjera me një sipërfaqe prej rreth 9300 m2 të cilat janë në gjendje të mbajnë 475 shtretër, dhe këtu përfshihen 20 shtretërit e rezervuar për pacientët në njësinë e terapisë intensive.

Në të njëjtën kohë, ambientet e stadiumit Louis Armstrong po përdoren nga levy Restaurants për përgatitjen e vakteve ushqimore dhe pijeve për pacientët, punëtoret dhe fëmijët e shkollave. në total çdo ditë përgatiten 25 mijë racione ushqimore, dhe në total në 9 ditët e fundit janë shpërndarë në total 1.2 milionë racione.

Artikulli i mëparshëmGabimet që Ju Plakin më Shpejt – Çfarë Duhet të Shmangni
Artikulli i radhësAustrian Airlines i komunikon pasagjerëve datën 3 Maj për nisjen e fluturimeve