Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tek Xhamlliku, pranë shkollës ‘Niket Dardani’. Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore ka kundërshtuar t’i bindet urdhrit të policit për t’u identifikuar, më pas ka nxjerrë armën dhe ja ka drejtuar këtij të fundit.
Polici i ka kërkuar që t’i tregonte lejen e daljes, por personi në fjalë, që mbante dhe një çantë në dorë, nuk i është bindur, madje dhe e ka kërcënuar efektivin. Pavarësisht se polici qëlloi me armë në ajër për ta neutralizuar, qyetetari tentoi të largohej me vrap, dhe kjo bëri që efektivi t’i qëllonte në këmbë, duke e lënë kështu të plagosur.
Por përvec këtij personi, e plagosur në këmbë mbeti aksidentalisht dhe një kalimtare e rastit, një vajzë.
Nga raportimet mësohet se dy të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.