
Këngëtarja me famë botërore, Madonna ka rrëfyer se si koronavirusi i mori tre personat e saj të dashur.
Në një video të publikuar në 9 prill nga shtëpia ku po qëndron e izoluar, këngëtarja 61-vjeçare shpjegoi se humbi familjarë dhe miq për shkak të sëmundjes që ka prekur të gjithë botën.
E ulur në një tavolinë në dhomë të errët, Madonna thotë: “Ne nuk mund të kemi gjithmonë një ditë të mirë… Unë nuk fjeta mbrëmjen e kaluar asnjë minutë dhe sot kam qenë e përhumbur.”.
Ylli i muzikës pop shpjegoi se humbjet e orëve të fundit ishin kushëriri i saj, vëllai i rojes së sigurisë dhe producenti Orlando Puerta, i cili punoi për shumë projekte të saj.
“Sot nuk ishte aspak një ditë e mirë”, thotë Madonna e dëshpëruar në videon e publikuar në Instagram.