Një deklaratë shokuese është bërë nga mjeku kinez, Wang Xinghuan, që ishte dhe drejtori i spitalit në Wuhan, i cili u ndërtua brenda pak ditësh për pacientët me koronavirus.
Mjeku ka paralajmëruar se koronavirusi i ri mund të vrasë më shumë njerëz se dy luftërat botërore së bashku dhe qytete si Nju Jorku duhet të bëjnë më shumë.
“Kjo sëmundje infektive mund të vrasë më shumë njerëz se lufta e parë dhe e dytë botërore së bashku. Është shumë e rrezikshme. Në këtë situatë, është jashtëzakonisht e papërshtatshme që politikanët të marrin në konsideratë vetëm nevojat e tyre politike dhe të injorojnë jetët e njerëzve të thjeshtë”, ka thënë mjeku.
Duke u ndalur tek ajo që po ndodh në shtetin e Nju Jorkut, në SHBA, ku bilancet e koronavirusit janë të frikshme, doktor Wang Xinghuan ka deklaruar se ai duhet të bëjë më shumë dhe se mbajtja e maskave mbrojtëse edhe për publikun, nuk është thjeshtë cështje kulture. “Ka baza shkencore për përdorimin e maskave mbrojtëse”, ka thënë ai.
“Nju Jorku po përjeton dështimin që ne e kaluam më herët në Wuhan. Ky është izolimi në shtëpi. Shumë pacientë me simptoma të lehta, lejoheshin të ktheheshin në shtëpi dhe të izoloheshin atje, por më vonë e kuptuam se ky ishte një gabim i madh.
Ai tërheq vëmendjen se qëndrimi në shtëpi është thelbësor në këtë betejë. “Në Nju Jork, këshillat nuk janë dëgjuar sic duhet, ndaj edhe po shohim një situatë të tillë të rëndë”, ka shtuar më tej mjeku kinez.