Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish-bllokut në Tiranë, duke shkaktuar një rrëmujë të madhe.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina dhe një motor.
Sakaq, bëhet me dije se makina e cila drejtohej nga një femër, i ka prerë rrugën makinës me targa angleze “AF09YJO” së drejtuar nga një polic qarkullimi.
Siç duket edhe në pamjet filmike, makina e policit të qarkullimit me targa angleze dhe xhama të zinj ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi tepër të madhe, në një zonë të banuar, kur i është prerë rruga në kryqëzim nga automjeti tjetër i drejtuar nga një vajzë
Shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia e madhe, në këtë mënyrë makina ka përfunduar brenda një biznesi.
Ndërkohë raportohet se të dy shoferët janë plagosur, por drejtuesja femër ndodhet në gjendje më të rëndë.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.