Fokace shumë e shpejtë dhe pa maja!

0

Nga: Linda Fishta


Përbërësit : perdorim si mase 1 gotë qe merr 200 ml
2 vezë
1 gotë qumësht
2 lugë vaj ulliri
1 gote ujë
1 gotë miell( 150 g afersisht)
1 lugë e vogël kripe
1 copë djathë i bardhe
Gjizë
1 spec i kuq i prerë në kubikë të vegjël
1/2 qepë e prereë ne kubike
Majdanoz i grirë

Na duhet gjithashtu 1 lugë gjalpë dhe 1 lugë vaj ulliri për sipër dhe pak vaj ulliri për të lyer taven.
Ndezim furrën ne 180 gradë
Në një tas hedhim përbërësit sipas renditjes qe i kam bere, duke i perzier me telin e vezëve.
Hedhim brumin ne tave te lyer me pak vaj ulliri, shperndajme gjalpin ne copa te vogla, vajin dhe e pjekim per 30/40 minuta ose derisa te marre ngjyre.

Artikulli i mëparshëm“Disney Plus” rikthen një nga filmat e preferuar të fëmijërisë
Artikulli i radhësSupë plot vlera me hithra, karota dhe patate