Lautaro Martinez mesazh dashurie Inter, pavarësisht zërave që e çojnë te Barcelona

0

Gjatë mëngjesit të sotëm Lautaro  ka publikuar në “Instagram” katër fotografi të propozuara nga klubi dhe tifozët: të gjitha në momente festive si interist. Janë tre përqafime, një me Lukakun, një me Shkriniarin dhe tjetri me Kandrevën, plus një festë poshtë tifozerisë.

NEGOCIATAT – Interi ndërkohë nuk ka asnjë qëllim të bëjë ulje për argjentinasin, edhe në rast se ky i fundit do të kërkonte vetë largimin nga Miltano, që është edhe kushti parësor i negociatave.

Drejtuesit e Barçës deri tani kanë ofruar para plus përfshirjen e Nelson Semedos dhe Artur Melos në marrëveshje, që mund të arrijë edhe kuotën 150 milionë euro duke kaluar 111 milionët e klauzolës së Lautaros (e vlefshme për jashtë Italisë dhe brenda dy javëve të para të korrikut).

Klubi zikaltër, megjithatë, nuk dorëzohet dhe ka bërë të qartë se lëshon 22-vjeçarin vetëm për klauzolën. Gjithë skenarët e mundshëm do të vlerësohen me fillimin e merkatos.

Artikulli i mëparshëmDetajet/ Shikoni sa dënohet kush thyen rregullat e karantinës
Artikulli i radhësLajmi i shumëpritur/ Ja kur mund të rifillojë Seria A