Ami zbulon shëtitjen e veçantë familjare: Liqeni i Farkës na u duk më i bukur se ato të Zvicrës

0

Familja ka dalë shëtitje në liqenin e Farkës pas një periudhe të gjatë izolimi, ku sigurisht moti me diell, pranvera, natyra, lulet shijojnë më shumë. Ajo ka postuar edhe një video të djalit të saj Joelit, i cili rrokulliset i lumtur në bar.

Ndonjëherë, gjërave që kemi pranë, ua dimë vlerën kur i kemi të ndaluara. Dhe s’është nevoja të shkojmë larg për të kërkuar vende të bukura. ‘Liqeni i Farkës ka qenë gjithmonë aty, por sot na u duk shumë më i bukur…më i bukur se ata të Zvicrës’, shkruan Ami përbri një fotoje të postuar në Instagram.

Të shpresojmë që ditët e vështira do të mbarojnë shpejt në mënyrë që të gjithë fëmijët të shijojnë bukurinë e pranverës që ka ardhur.

Artikulli i mëparshëmPërfshihet nga flakët makinat e ish-gjyqtarit të Apelit Durrës. Dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme
Artikulli i radhësKulla e arnume