Pashkët/ Kryepeshkopi Anastas: “Shqetësimin që shkaktoi kjo pandemi, le t’i kundërvihemi me të mospasurit frikë”

0
Janullatos2

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas , ju është drejtuar Shqiptarëve ditën e sotme duke dhënë mesazhin e përvitshëm në vigjilje të ditës më të shenjtë për besimtarët ortodoksë. Ndonëse këto nuk janë kremtime të zakonshme Pashkësh, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, Kryepeshkopi Anastas i është drejtuar besimtarëve me fjalët e shpresës.

“Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi, le t’i kundërvëmë të mospasurit frikë”, shprehet në mesazhin e tij Kryepeshkopi Anastas.

MESAZHI I KRYEPESHKOPIT
“Pashkë të mbarë, vëllezër dhe motra! Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi, le t’i kundërvëmë të mospasurit frikë që na fal Krishti i Kryqëzuar dhe i Ngjallur. Një mospasje frikë plot me paqe dhe solidaritet. Sivjet nuk do të mund ta transmetojmë dritën e Ngjalljes, nga njëra llambadhë te tjetra. Le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mospasjes frikë që na fal Krishti nga njëra zemër te tjetra! Krishti u Ngjall”!

Artikulli i mëparshëmRinas/ Mbërrin avioni i parë nga Turqia, 47 shqiptarët e riatdhesuar nisen me autobusë drejt Durrësit për karantinim
Artikulli i radhësUdhëzimet për “Pagën e luftës” prej 40 mijë lekësh për të punësuarit. Drejtoria e Tatimeve: Ja kush përfiton dhe si të aplikoni