Merr fund telenovela “Martinez”. Barcelona ka marrë vendimin përfundimtar

0

Telenovela Latuaro Martinez duket se është mbyllur ditën e sotme.

“Mundo Deportivo” raporton nga burime të sigurta, se Barcelona nuk do të paguajë klauzolën e sulmuesit.

Sipas prestigjiozes spanjolle, katalanasit kanë vendosur të heqin dorë përfundimisht nga sulmuesi argjentinas. Kujtojmë se Lautaro ka një klauzolë prej 111 milionë eurosh.

Një lajm i mirë ky edhe për Interin, që mund të vijojë të ketë dyshen Lautaro-Lukaku në sulm për sezonin e ardhshëm.

Artikulli i mëparshëmKoronavirusi “ndryshon” traditat. Pashkët në izolim (FOTO)
Artikulli i radhësHarry Kane objektivi kryesor i Juventusit. Pritet largimi i Higuain