Sam Smith duket se iu është shtuar listës së të famshmëve që janë infektuar me COVID-19.
Në një intervistë të re me Zane Lowe, këngëtari tha se u infektua në SHBA por si shumë të tjerë është vetëdiagnostikuar dhe ka qëndruar i izoluar brenda.
“Nuk u testova por e di që u infektova. 100% i sigurtë që isha me korona virus. Çdo gjë që kam lexuar më çon tek ky përfundim. Kështu që po, isha infektuar,”- rrëfeu ai.
Menjëherë pasi këngëtari u sëmur, motra e Smith filloi të shfaqte të njëjtat simptoma. Kështu që ata e izoluar të dy për 3 javë që të mos infektonin presonat e tjerë.
Smith është rikthyer përsëri në formë pas u shërua nga sëmundja vdekjeprurëse.