Angela Merkel është udhëheqësi më i fundit botëror që lë të kuptohet se Kina ka mashtruar botën mbi koronavirusin.
Kancelarja gjermane i kërkoi Pekinit të ishte transparent në lidhje me origjinën dhe transmetimin fillestar të virusit potencialisht vdekjeprurës.
“Unë besoj se sa më transparente të jetë Kina që ka të bëjë me historinë e origjinës së virusit, aq më mirë është për të gjithë në botë në mënyrë që të mësojnë prej tij.”
Me 4,648 vdekje, Gjermania ka pësuar pothuajse të njëjtin numër të saktë viktimesh si Kina – me 4,636 – por ka konfirmuar pothuajse 62,000 infeksione të tjera.
Deklarata e Merkel vjen pas atyre të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili tha se ishte e “qartp se disa gjëra ndodhën por ne nuk dimë shumë rreth tyre”, kur u pyet mbi shifrat e vdekjes dhe infeksionit në Kinë.
Presidenti Macron javën e kaluar i tha Financial Times se do të ishte “naive” të mendosh që Kina e kishte trajtuar mirë pandeminë.
Në Britani, Sekretari i Jashtëm Dominic Raab tha se Kina do të përballet me “pyetje të vështira” në lidhje me shpërthimin e koronavirusit, domethënë “si ndodhi dhe si nuk mund të ishte ndalur më herët”.
Australia ndërkohë ka bërë thirrje për një hetim të pavarur për përgjigjen globale ndaj pandemisë, përfshirë trajtimin e krizës nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Ministri i saj i jashtëm ka thënë se vendi do të “këmbëngulë” në një përmbledhje që do të hetonte, pjesërisht, përgjigjen e Kinës ndaj shpërthimit.
Ndërkohë Donald Trump dhe figura të larta republikane në SHBA. gjithashtu kanë hedhur dyshime mbi të dhënat e infeksionit në Kinë.
Kancelarja Merkel foli ndërsa Gjermania filloi të lehtësonte masat e bllokimitë ndaj koronavirusit, duke lejuar që dyqanet e vogla dhe bizneset të rihapen, me kusht që të zbatohen masat distancuese sociale.