Presidenti i SHBA, Donald Trump në një postim në Twitter ka njoftuar se do të pezullohet përkohësisht emigrimi.
Ai do të pezullojë përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si rezultat i “sulmit nga armiku i padukshëm”, një term ky i përdorur më herët nga Trump për koronavirusin.
“Në dritën e sulmit nga armiku i padukshëm, si dhe nga nevoja për të mbrojtur punët e qytetarëve të mëdhenj amerikanë, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara”!- shkruan në Twitter Trump.
Trump nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme rreth qëndrimit të tij.