Basha: Situata në Krujë përgjegjësi e qeverisë

0

Lulzim Basha deklaroi se shteti që lejoi shpërthimet e virusit, duke folur për fasoneritë, tashmë jo vetëm nuk po i ndihmon, por po i gjobit këto biznese.

“Duhet të shmangen vatrat e infeksionit në fasoneri dhe duhet të mbështeten nga qeveria. Jam njoftuar sërish nga punonjës fasonerie që janë të shqetësuar për situatën. Por kërkesat tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Në vend që qeveria të kujdeset edhe për Krujën, pasi shihet si “këmbanë alarmi”, ata vetëm kanë nisur gjobitjen e fasonerive dhe shteti nuk mban asnjë përgjegjësi,” u shpreh mes të tjerash Basha.

Kryedemokrati kërkoi që herët mbylljen e fasonerive sepse mund të shërbejnë si vatra të rrezikshme të infeksionit. Paralajmërimi i tij u kthye në realitet pas shpërthimit të infeksionit nëpër fasoneri, që nga Shkodra e deri në Kurbin e Krujë.

Kreu i PD nuk kërkoi vetëm mbylljen e fasonerive, por edhe ndihmën e shtetit ndaj këtyre bizneseve.

Kreu i opozitës paralajmëroi se ky dështim me krizën e koronavirusit do i shtohet dështimeve të tjera të Edi Ramës. Basha tha se kjo qeveri do të shënojë një katastrofë elektorale në zgjedhje.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Konfirmohen 18 raste të reja me Covid-19. Punëtorët e fasonerisë në Krujë dhe të afërm të tyre
Artikulli i radhësEpidemilogu italian:Shqipëria s’ka nevojë për karantinë të fortë