Hajdari kërkon llogari nga mazhoranca për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

0

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari deklaroi se deri më tani qeveria nuk ka dhënë asnjë arsye shkencore dhe shëndetësore se pse kërkohet shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor.

Nga vendi i saj, Hajdari tha se duhet patjetër që të jepet një arsye se pse kërkohet kjo masë. Sipas saj qeveria deri më tani nuk ka një plan konkret për të dalë nga kjo situatë.

“Dua ta filloj fjalën time duke kërkuar, se deri më sot nuk kam kërkuar një shpjegim konkret të arsyeshëm, se pse po i marrim hapat e deritanishme. Nuk dëgjoj asnjë plan konkret të qeverisë. Ju kërkoni sot gjendjen e shtyrjes së afatit të gjendjes së fatkeqësisë. Po pse jo 2 javë? Apo 30 ditë? Nuk jam këtu për të kundërshtuar qeverinë, se ne jemi në një gjendje shumë të rëndë. Por jam thjesht si një deputet që përfaqëson qytetarët jashtë. Pse sot ju kërkoni një shtyrje të gjendjes pa treguar një arsyetim, shkencor, shëndetësor?! Pa u konsultuar me komisionin shëndetësor se pse e kërkoni këtë ndryshim të afatit. S’keni dhënë asnjë shpjegim shkencor apo logjik.

Artikulli i mëparshëmMeta ju përgjigjet kritikave pas ndryshimeve në Kodin Penal
Artikulli i radhësGjyqtarja e Apelit Tiranë tërhiqet nga çështja e Bashës. “Ka marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore familjare”