Deri më tani, kjo makinë është parë derisa ishte në testim, por nuk është vërejtur asnjë pjesë e brendisë
Kur të arrijë n fund të këtij vitit, Mercedes Baybach S-Class do të jetë shumë më luksoz, derisa teknologjinë do ta ketë shumë më të alrt dhe të avancuar.
Muajin e kaluar, është parë kjo makinë gjatë testimit, me shtresa të mëdha kamuflazhi, derisa tani reporterët arritën t’ia shohin edhe brendinë, derisa kjo makinë ishte duke u testuar në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë.
Hapësira e brendisë, në pamjet ku u shfaq për herë të parë, vërehet se është shumë më e madhe se e modelit aktual, ndërsa është ngritur edhe niveli i teknologjisë.
Derisa një pjesë është e mbuluar me një shtresë, kanë mbetur hapur ekrani që njofton për të dhënat lidhur me makinën, si dhe anash një ekran gjigant të ndjeshëm në prekje për sistemin infoteitment.
Mungesa e butonave në këtë makine, tregon se gjithçka bëhet në mënyrë digjitale, duke lehtësira përdorimin dhe rritjen e rehatisë gjatë qëndrimit.
Rritja e bazës së rrotave, ka bërë që kjo makine të jetë më e madhe dhe të ketë më shumë hapësirë për zgjatjen e këmbëve, pasi ata që e blejnë një Mercedes Maybach S-Class, zakonisht qëndrojnë prapa dhe voziten me shofer.
Të interesuarit për Maybach aktual është dashur të paguajnë 160 mijë euro, derisa versioni i ri pritet të jetë shumë më i shtrenjtë pasi është më i avancuar dhe i mirë.