Lacio ka një garanci nga Imobile, sulmuesi do respektin mbi paratë!

0

Karlo Ançeloti e ka shprehur dëshirën për të marrë shënuesin më të mirë të Serisë A për këtë sezon, por agjenti i tij i ka dhënë një përgjigje lakonike: “Ti duhet të trokasësh në derën e Klaudio Lotitos”. Fjala është për Çiro Imobilen, yllin e momentit tek Lacio, që pëlqehet nga trajneri i Evertonit, dhe Ançeloti është gati t’i japë 150 000 euro në javë rrogë, diçka që ai sot për sot nuk e merr në Itali. A do të mundet, Ançeloti të ketë sukses?

Mediat në Itali shkruajnë se Imobile ka vendosur gjithnjë me zemër, për skuadrën ku duhet të luajë. Përmbi aspektin financiar ka qenë besimi dhe respekti, diçka që ai e ka tek Lacio, me trajnerin Simone Inzagi që ka krijuar një skuadër fituese. Po ashtu, ka shanse për të fituar trofe, pasi lacialët janë pretendentë për “Skudeton”, për të shkuar në Champions e për të synuar tituj europianë. Duket se trajneri italian i Evertonit do ta ketë të vështirë. Jo më kot, një media angleze shkruan se “Lotito është një president kaq “hundëderr” saqë Daniel Levi duket “pupël” para tij”.

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ Shkencëtarët kinez japin lajmin mbi simptomat e reja të koronavirusit
Artikulli i radhësEmri nuk ndryshon. “EURO 2020” do të quhet kështu edhe pse do të zhvillohet në 2021