Nese deshironi nje vakt te shijshem, por nuk keni shume deshire te gatuani, pitet e mbushura jane pikerisht ato qe ju duhen! Mund ta mbushni brenda me çfare te deshironi, por e rendesishme eshte te kene: nje perberje kremoze (djathe i shkrire apo majoneze), nje proteine (mish pule, viçi, peshk, veze), nje sallate (jeshile, rukola, spinaq) dhe pak zarzavate te gjalla (domate, kastraveca, finok, avokado) te cilat e bejne me krokante. Me poshte, po ju propozoj variantin tim:
Perberesit
- 1 pite gruri e gatshme (piadina, tortija etj)
- majoneze
- rukola
- 1 fileto pule e pjekur/skuqur, e prere ne copa te vogla
- 1/4 avokado, e prere ne copa te vogla
- 1 domate e thare, e prere holle
- pak finok, i prere holle
E vendosim piten ne tavolinen e punes dhe e lyejme me pak majoneze. Hedhim rukola ne te gjithe siperfaqen e saj, me pas shtojme me rradhe perberesit e tjere: copezat e filetos se pules, te avokados, domates se thare dhe finokut. E rrotullojme mire, e ndajme ne dy pjese dhe e sherbejme.
*Keshille: Nese doni ta pregatisni vete piten, ndiqni receten tone duke klikuar ketu/unegatuaj.com