Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka filluar inspektimet në zonat e gjelbërta pasi nga e hëna fillon monitorimi i tyre nga Policia sa i përket qarkullimit të automjeteve, ndalimit të qarkullimit në parqe apo masave të reja lehtësuese.
Veliu thotë se në këto zona do të ketë pika kontrolli ku qytetarët që vijnë nga zonat e kuqe apo ikin drejt zonave të kuqe do të ndalohen. Po ashtu ndalohet edhe dalja në parqe.
”Mbas vendimit të marrë nga Komitetin Ndërministror për lehtësimin e masave dhe ndarjen e disa zonave të gjelberta si Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd.
Sot jemi duke inspektuar veprimet konkrete nga dita e hënë nga Policia. Këtu është ndërtuar pika kontrolli që do të qarkullojnë në këto zona dhe do të ndalohet qarkullimi me zonat e kuqe.
Kjo zonë e gjelbërt i përket kësaj krahine të zonës së gjelbërt. ”- tha Ardi Veliu.