COVID-19/ Ndërron jetë një pacient tek Sanatoriumi, vuante edhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese

0

Ndërron jetë një pacient, i prekur nga koronavirusi, që ndodhej i shtruar në spitalin e Sanatoriumit.

Mësohet se pacienti kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese, si diabet dhe hipertension.

Viktima ishte shtruar më herët në Sanatorium, por u transferua në spitalin Infektiv dhe më pas sërish tek COVID 2, pasi gjendja e tij u rëndua.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 712 raste me COVID-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 28 persona (përfshi edhe viktimën e sotme).

Artikulli i mëparshëmMSH: Shtohen 14 raste të reja brenda 24 orëve, shkon në 726 numri i të infektuarve me COVID-19
Artikulli i radhësDy persona thyejnë masën e sigurisë dhe konfliktohen në Pogradec. Policia sekuestron armë zjarri dhe lëndë narkotike