Klevis Balliu: Sot asnjë i arrestuar për megaaferën korruptive në Unazën e Re

0
Klevis Balliu

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i rikthehet cështjes së Unazës së Re përmes një statusi në Facebook. Ai thotë se për atë aferë të denoncuar publikisht nuk ka asgjë një arrestuar.

KRIM ËSHTË KORRUPSIONI, JO BETEJA KUNDËR TIJ
Sot Lavatriçia e parave të drogës Erion Veliaj na quan marrëzi mbrojtjen e shtëpive të banorëve të Unazës nga projekti mafioz, ku një kilometër rrugë kushton 20 milion euro.
POR në fakt marrëzi është:

•FALSIFIKIMI I FIRMËS së Sekretarit të Shtetit të Delaware nga një kompani fantazmë, siç është DH Albania.
•DEVIJIMI i Lumit Lana për ndërtimin e kullave nga narkotrafikanti Edmond Bego, i dënuar më 21 burg por që është krahu i djathtë i Taulant Ballës.
•ARRESTIMI i paligjshëm i qytetarëve, ndërsa gjithë zyrtarët e korruptuar dhe përgjegjës për megaaferën tek Unaza vijojnë të qetë jetën.
Erion Veliajt nuk ka si ti duket marrëzi korrupsioni sepse për të korrupsioni është normë.
Në një shtet normal do të ishte marrëzi mosreagimi ndaj vjedhjes, por në narkoshtetin e Edi Ramës dhe Velinës së tij në bashki protesta, mbrojtja e qytetarit është KRIM.
Ndaj sot nuk ka asnjë të arrestuar për megaaferën korruptive në Unazën e Re, por ka qindra protestues të arrestuar dhe të dënuar.
Por së shpejti të gjithë ata të cilët kanë marrë pjesë në këtë aferë do të mbajnë përgjegjësi.

Artikulli i mëparshëmÇfarë mund të tregojnë autopsitë për Covid-19
Artikulli i radhësA do ta rrëzojë pandemia të plotëfuqishmin Putin?