Tritan Shehu: Shqipëria duhet të rrisë numrin e testimeve. Kurba jonë është shumë e çuditshme

0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu përmes një statusi në Facebook hedh dyshime mbi të vërtetën e të prekurve me COVID 19 në SHqipëri. Ai thotë se vetëm testimi masiv mund të na conte afër shifrave reale.

Rastet shtohen me nje kurbe te “cuditeshme”, Ministria nuk shqetesohet!!
Sic u komunikua sot, kemi nje shtim te ndjeshem te rasteve duke vazhduar kurba me oshilacionet e saj “sui generis”!!
Dhe Ministria e Shendetesise nuk shqetesohet, por “qeteson” se:

1-Rastet e reja qenkan ne shumice asimptomatike, duke harruar se pikerisht keta te prekur jane me te rrezikshem per perhapjen e infeksionit.
2- Duke u cfajesuar me argumentin se keta jane te infektuar nga paciente te mepareshem te prekur. Une nuk di ndonje menyre tjeter infektimi, vecse nqs mendohet edhe nga Lakuriqte e Nates!!
Ne fakt vete ecuria e “kurbes” sone ne te gjithe kete periudhe me zig-zaget e medha te perditeshme te saj, tregon se dicka thelbesore nuk funksionon ne dedektimin e infeksionit, ne ndjekjen e rasteve te kontaktit, per mungesen thellesisht demtuese te testimeve dhe te nje metodike lineare zbulimi.
Se dyti une dua t’i kujtoj Ministrise qe edhe rastet e zbuluara sot, pavaresisht jane simptomatike apo jo, duhen konsideruar si burime infeksioni ne vetvete e duhen ndjekur te gjitha kontaktet e tyre prej 10-15 ditesh.
E kuptoj qe ndoshta keto jane si shume per ata qe mendojne te njohin realitetin epidemiologjik pa testuar, ose me shume pak prej tyre!!
Testimet nuk shtojne infeksionet e as epidemine, ato jane te vetmet qe evidentojne realitetin, identifikojne te prekurit dhe te krijojne mundesine te pengosh perhapjen e tij dhe te mjekosh te semuret.
Dikush mund te me thote ka vende ”pa te infektuar” dhe pa testime…po, eshte Jemeni!

Artikulli i mëparshëmPioli flet për sezonin, ja si përshtatëm modulin për Ibrën. Donnarumma rinovon, por me këto kushte…
Artikulli i radhësKorona zhduket pas 70 ditësh. Flet eksperti që bëri deklaratën shokuese