Alarmi në Spanjë, Ministri i Shëndetësisë: S’mund të them nëse La Liga do rinisë

0

Të premtosh rifillimin e kampionatit spanjoll para verës do të ishte dicka e pakujdesshme-kjo është ajo që ka deklaruar ministri spanjoll i shëndetësisë, Salvador Illa gjatë një konference për shtyp për ecurinë e pandemisë në vendin iberik

‘Nuk mund të them tani nëse futbolli profesionist do të mund të rinisë aktivitetete përpara verës, do të ishte një pakujdesi nga ana ime-tha Illa që preferoi të mos ngutet në lidhje me projektin e La Liga që synon të testojhë të gjithë futbollistët për rikthimin e skuadrave në stërvitje dhe më pas ndeshjet  e kampionateve që janë pezulluar që nga 12 marsi.

Deri tani koronavirusi në Spanjë ka shkaktuar vdekjen e 23 mijë personave, ndërkohë që periudha e izolimit është deri në 9 maj

Artikulli i mëparshëmFormacioni me fituesit ‘e çuditshëm’ të Ligës së Kampionëve
Artikulli i radhësCOVID-19/ 80% e bizneseve mund ti përballojnë pagat punonjësve edhe për 2 muaj në rastin më të mirë