Partia Demokratike me anë të një reagimi shkruan se pas denoncimit të PD-së, Edi Rama ka hequr nga “Facebook” numrin e familjeve të ndihmuara nga qeveria.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi denoncoi më herët se Edi Rama kishte thënë se do të ndihmojë 250 mijë familje në nevojë, por nuk ka ndihmuar as 10 mijë familje që kanë nevojë.
Reagimi i Partisë Demokratike:
Edi Rama ka hequr numrin e familjeve që qeveria i numëron si të ndihmuara prej saj.
Në postimin e përnatshëm, u vu re që kjo shifër e ndarë sipas qyteteve mungonte, pasi Partia Demokratike publikoi një dokument që provoi se qeveria ka shpërndarë pako ushqimore vetëm tek 9 059 familje që nga shpërthimi i epidemisë më 9 mars.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, që publikoi dokumentin, vuri në dukje se kjo shifër provon që kryeministri genjen për ndihmën e ofruar nga qeveria, pasi ai ka deklaruar një shifër prej 250 mijë familjesh të ndihmuara.
Menjëherë pas kësaj, Rama nuk e nxori më në facebook numrin e familjeve të ndihmuara, siç ka bërë çdo herë. Qeveria thotë se ka ndihmuar 250 mijë familje në nevojë, por në realitet nuk ka ndidhmuar as 10 mijë familje që kanë nevojë.