Analisti Fatos Lubonja, kritikoi sot mënyrën se si Edi Rama po e trajton situatën, duke treguar se ai është një njeri i vetëm në skenë, që merr përsipër gjithçka. Pa ekip, pa askënd, i vetmi që kemi. Krejt ndryshe, tha Lubonja, nga si po sillen udhëheqësit në Europë. Publicisti i njohur ka marrë shembullin e Merkelit apo Kontes, që nuk janë shfaqur, si të ishin etërit e kombit, që kërkojnë të monopolizojnë gjithë vemendjen. Jemi i vetmi rast, ku kryeministri del çdo ditë dhe më shumë se një herë në ditë. Lubonja shtoi se edhe Trump që njihet si autoritarist, ka një ekip.
Ndërsa sipas tij, askush nuk e di kush është skuadra e ekspertëve, apo njohësve të fushës në rastin tonë. Lubonja pohoi se ky është një zakon i vjetër i Edi Ramës, dhe në vijim atij do ti shtohet oreksi. Publicisti deklaroi në intervistën për News 24, se demokracia nuk funksionon me një njeri.