Ceferin mesazh shpresëdhënës: I bindur se futbolli do dalë shpejt nga kriza

0

Në kohën kur kampionatet vendase e kupat europiane janë ende të paqarta nëse do të zhvillohen, me goditjen e fundit të marrë nga anullimi i Ligue 1 në Francë, presidenti i Uefa-s, Aleksander Ceferin, nuk e humb shpresën. “Koronavirus është dicka e tmerrshme, por nuk është Apokalipsi. Do të dalim nga kriza. Është e nevojshme të kalojmë këtë krizë, sepse i transmetojmë njerëzve gëzim e pozitivitet – ka thënë ai me rastin e 100 vjetorit të Federatës sllovene të futbollit -. Në asnjë mënyrë kjo pandemi nuk do ti japë fund sportit tonë”.

“Do të duhet kohë, por tifozët do të kthehen të mbushin përsëri stadiumet me pasion e emocion. Sporti ynë përballet me një sfidë të paprecedentë me emergjencën Koronavirus”.

Presidenti i organizmit më të lartë futbollistik europian ka theksuar impenjimin e tij për të ndihmuar botën e futbollit. “Uefa kërkon të ndihmojë federatat ti përgjigjen në mënyrën e duhur rrethanave specifike. Për pasojë, kemi vendosur të japim deri në 4,3 milionë euro për cdo federatë për pjesën e mbetur të sezonit dhe atë pasues – ka thënë drejtuesi slloven.

Artikulli i mëparshëmShkodër/ Plagosje me armë zjarri, plumba 30-vjeçarit në qafë dhe dorë
Artikulli i radhësZyrtare, qeveria franceze anulon kampionatin! Ligue 1 do nisë në shtator me sezonin e ri