Dhunuan të riun në Fier/ Polici lihet i lirë, arrest shtëpie për shokun e tij

0
Policia Fier

Kanë mbërritur në Gjykatën e Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë, polici dhe shoku i tij, që kanë ushtruar dhunë ndaj administratorit të një portali, 3 ditë më parë, shtetasin Xhoen Osmenaj.

Prokuror në këtë cështje është Genci Mane, gjyqtar Alfred Ikonomi dhe avokat Ervis Goxhaj.

Gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për Daniel Ristën dhe “detyrim paraqitje” për policin Anxhelo Bardhi.

Këta dy shtetas kanë ushtruar dhunë mbi administratorin e një portali shtetasin Xhoen Osmenajn, në një konflikt që ndodhi në qendër të qytetit jugor.

Artikulli i mëparshëmShëndeti i stomakut – cilat janë mëngjeset që duhet të hani
Artikulli i radhës“Isha unë”, vrau rapsodin e njohur dhe shokun e tij, ja kush është autori i dyshuar