Ekzekutim barbar ka qënë ai i ditës së djeshme në Durrës që i ka marrë jetën e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, banues në Shkozet, por me origjinë ishin nga Puka.
Mësohet se nga hetimet e deritanishme se vëllezërit Haxhia kanë pasur kontakte telefonike me persona që janë të dyshuar për vepra të rënda kriminale në qytetin e Durrësit dhe Fushë Krujës.
Policia sot është kthyer sërish në vendngjarje. Efektivët e Komisariatit të Durrësit janë në terren. Nga hetimet, ka dalë se gjurmët e të shtënave janë edhe në zona të tjera. Kur ka ndodhur ngjarja, tregu ka qenë i mbyllur.
Policia e Durrësit ka kërkuar nga kompanitë telefonike tabulatet e viktimave, që të shikojnë se kush i ka marrë në telefon. Mendohet se ka qenë një vrasje barbare, pasi janë shtënë shumë plumba. Autorët do të thotë se kanë qenë të organizuar. Policia ka fokusuar vëmendjen tek konfliktet e mundshme të vëllezërve.