
Teksa vijon debati se si do të jetë sezoni veror i 2020-ës për shkak të masave ndaj koronavirusit, industria e modës po mendon menjëherë përy sezonin e ri. Vendin e “bikinit” tashmë e ka zënë “trikini” pasi është shtuar një aksesor i ri, maska. Tiziana Scaramuzzo, 45 vjeç nga Roma ka nisur një projekt të ri që ka rezultuar i suksesshëm.
“Ideja erdhi në fillim për tu tallur, por e pashë që nisi të pëlqehej” – thotë Tiziana që ka një dyqan artizanal dhe që prodhon kostume banje. Modelet e para kanë qenë mjaft të palyera dhe ndaj ajo thotë se ka marrë mjaft kërkesa dhe mezi pret që të rihapë dyqanin për të prodhuar “trikini”.