Zyrtare, qeveria franceze anulon kampionatin! Ligue 1 do nisë në shtator me sezonin e ri

0

Edicioni aktual i kampionatit francez nuk do të nisë më. Lajmin e ka pulbikuar radio “RMC sport” menjëherë pas lajmit të kryeministrit francez Eduar Filip përpara Asamblesë Kombëtare.

“Sezoni 2019/20 i sportit profesionist, përfshirë futbollin, nuk do të mund të nisë”, ka thënë kryeministri. Pra, në Francë do të niset menjëherë në shtator me kampionatin e ri. Për momentin, ende nuk ka informacion sa i takon titullit, rënies apo ngjitjes në kategori dhe kualifikimit në Kupat e Europës. Por e sigurt është se ky lajm ka tronditur futbollin europian pasi Ligue 1 i pari nga 5 kampionatet kryesore në kontinent që përfundon para kohe.

Pra nuk do të ketë kampionat, por mbetet ende për t’u parë se çfarë do të vendoset me stërvitjet, duke qenë se klubet franceze vijojnë rrugën e tyre në Champions dhe Europa League të këtij edicioni, që pritet të rifillojë në gusht.

Artikulli i mëparshëmCeferin mesazh shpresëdhënës: I bindur se futbolli do dalë shpejt nga kriza
Artikulli i radhësMitsotakis mesazh popullit: Jemi shembull në gjithë botën prej disiplinës. Greqia gati të rihapet